Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi është denoncuar për vjedhje. I identifikuar me inicialet C.A., shqiptari u zbulua se nuk kishte leje qëndrimi të rregullt në Itali.

Ai ishte denoncuar për vjedhjen e një apartamenti dhe efektivët kanë ndërhyrë menjëherë. Pasi një patrullë shkoi në vendin e ngjarjes, i riu u përpoq që të largohej nëpër rrugica, por pas disa minutash ndjekje u arrestua.

Atij iu sekuestruan disa sende me vlerë si varëse, unaza dhe sende të tjera prej floriri që dyshohet se janë të gjitha të vjedhura.

Tashmë ai është dërguar në një burg dhe pritet të dalë para gjykatës që të njihet me masën e sigurisë. Ndërkohë sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm./tvklan.al