Juirdo Cani është 20-vjeçari, i cili ngriti flamurin e Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së, që u zhvillua në Rumani.

Ai rrëmbeu trofeun si sportisti më i mirë i kampionatit ballkanik për kategorinë e të rriturve. I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Cani tregoi se ka nisur të merret me këtë sport para 7 vitesh, ndërkohë sot ia ka dalë të fitojë mbi 40 medalje kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Unë kam 7 vite që merrem me këtë sport. E kam nisur fillimisht si hobi, por pas shumë kampionatesh dhe stërvitjesh u bë pjesë e imja dhe e nisa shumë seriozisht. Aktualisht jam duke u bërë gati për kampionatin botëror që zhvillohet në Angli në muajin Maj. Taekwondo është një sport pak i vështirë, por nëse stërvitesh mund t’ia dalësh. Unë kam në shtëpinë timë 6 kupa, të cilat nuk është e lehtë t’i marrësh. Për të qenë një sportist i mirë duhet të kesh ego për të fituar, bindje dhe besim. Përtej aktivitetit fizik Taekwondo është sport shumë filozofik që duhet të dish si të reagosh në tapet”,

tha Juirdo Cani.

/tvklan.al