Një 20-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri duke qëlluar aksidentalisht veten në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Fier rreth orës 13:15.

Sipas policisë, i riu me iniciale R.Y. është transportuar në spital nga familjarë të tij. 20-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe po mjekohet në spitalin e Fierit.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e kësaj ngjarje. /

tvklan.al