20-vjeçarja ndërron jetë, nëna: Jam duke pritur që ajo të dalë nga dera…


20-vjeçarja ndërron jetë, nëna: Jam duke pritur që ajo të dalë nga dera…

12:40 27/07/2020

Shannon Hewat, 20 vjeç ndërroi jetë pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore. Nëna e saj bën të ditur se vajza e saj kishte qenë jashtë gjatë gjithë fundjavës dhe kur ishte kthyer në shtëpi, gjendja e saj nuk ishte aspak e mirë.

Nëna kishte menduar se mund të ishte e lodhur, por gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo u detyrua të thërriste ambulancën.

Në spital, ajo kuptoi se vajza e saj kishte marrë mbidozë, çfarë kishte shkaktuar dëmtim të mëlçisë.

Mjekët kërkuan të bënin një transplant urgjent të mëlçisë, por fatkeqësisht  20-vjeçarja ra në gjendje kome dhe nuk arriti të mbijetojë aq gjatë sa t’i nënshtrohej operacionit.

Nëna e saj Lorna kujtoi momentin kur mjekët i dhanë asaj lajmin tragjik.

“Unë nuk mund ta besoja. U bërtita doktorëve për ta ndihmuar atë. E dija që ajo nuk do të më linte. Unë jam duke pritur që ajo të dalë nga dera dhe mund të dëgjoj zërin e saj në shtëpi”.

Shannon njihej si një person me një sens të mirë humori, dëgjuese mjaft e mirë, por që ishte e mbyllur dhe nuk i ndante problemet e veta./tvklan.al




Të ngjashme