20-vjeçarja plagoset në një lokal natën e Vitit të Ri

20-vjeçarja plagoset në një lokal natën e Vitit të Ri

16:32 01/01/2019

Një vajzë mbeti e plagosur natën e ndërrimit të viteve në një lokal në lindje të Londrës. E reja, e cila sipas BBC besohet se është rreth të 20-ve, u plagos në këmbë në një klub nate në Kingsland Road, Hackney.

Policia dhe shërbimet e emergjencës u thërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 05:00 të mëngjesit. E reja mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua në spital. Sipas policisë plaga e marrë nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë.

Ngjarja vjen pak orë pas një sulmi të dyshuar terrorist në stacionin Manchester Vitoria, ku mbetën të plagosur me thikë 3 persona.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT