Një 77 – vjeçar është arrestuar nga policia në SHBA, pasi akuzohet se ka përdhunuar mbesën. Sipas autoriteteve atje, ndalimi i tij erdhi pasi e reja postoi një video të abuzimit në rrjetet sociale.

Ishte një mik i 20 – vjeçares që pa videon dhe telefonoi policinë. Kjo e fundit arrestoi 77 – vjeçarin James Allen, nga Marblehead, Ohio.

Prokurori James VanEerten, sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, tha se besonte që videoja në fjalë vërtetonte abuzimin seksual.

Policia shkoi në shtëpinë e të resë pasi një mik i saj telefonoi dhe i kërkoi që të kontrollonin nëse ajo ishte mirë.

Kur oficerët shkuan në banesë, 77 – vjeçari Allen i ngjiti ata në kat të dytë ku ndodhej 20 – vjeçarja e cila ishte në gjendje të dehur, por dukej në rregull.

Pak orë më vonë, miku i saj nga Texas telefonoi sërish dhe i tha policisë së kishte parë një video në Snapchat, ku ajo sulmohej seksualisht nga Allen, që çoi në arrestimin e këtij të fundit.

James Allen

Snapchat është një aplikacion popullor për telefona, që i lejon përdoruesve që të krijojë mesazhe të regjistruara dhe t’i postojnë në internet.

Allen dyshohet se i kishte dhënë 20 – vjeçares alkool për të abuzuar më pas me të.

Autoritetet thanë se videoja, ndonëse e rëndë ishte ndihmesë e madhe për t’i dhënë fund kësaj situate të tmerrshme. Ata i bënë thirrje përdoruesve që në rast se bien në kontakt me pamjet, t’i fshinë ato menjëherë./tvklan.al