Gjysmë e paralizuar dhe e shtrirë në shkallë, këto janë pasojat e drogës që i kishin hedhur në pije një studenteje 20-vjeçare që kishte shkuar në një lokal nate.

Ilana El-baz u ndje keq pasi u kthye në shtëpi. Rasti është shënuar në Bristol të Anglisë.

Ajo ka publikuar vetë videon ku tregon gjendjen e saj pasi droga e hedhur në pije dha efekt. Pamjet i ka filmuar i dashuri i saj, sapo të dy hynë në shtëpi.

20-vjeçarja e kishte të pamundur të ngjiste shkallët dhe të qëndronte në këmbë. Ajo beson se u drogua nga një person i cili i kërkoi të kërcenin bashkë në lokalin e natës.

Në momentin kur i thashë që jam me të dashurin, ai u largua. Një orë më vonë u ktheva në shtëpi dhe u paralizova”, thotë 20-vjeçarja e cila shprehet se droga iu hodh në pije nga personi që i kërkoi të kërcenin.

Kohët e fundit ka një rritje të raportimeve për të rinj të droguar pa dijeninë e tyre në lokalet e natës në Angli. Si rezultat i këtyre ngjarjeve, do të nisë edhe një protestë nga disa vajza studente.

Duke marrë shkas nga rasti i saj personal, Ilana u bën thirrje vajzave që në lokalet e natës të mbulojnë pijet e tyre ose të vendosin një kapak mbi gotë nëse kanë mundësi. /tvklan.al