Problematikat e sportit kanë qenë jo pak të trajtuara në emisionin “Stop”. Këtë herë, Besford Dorezi, 25 vjet sportist në xhudo dhe 20 vite kampion, tregon se këtë vit nuk është licensuar. Besfordi deri këtë vit ka qenë pjesë e klubit Studenti.

Duke qenë se stërvitet jashtë shtetit, nuk ka mundur të stërvitet pranë klubit dhe në Shkurt të këtij viti, mori vesh se nuk ishte licensuar. Kjo procedurë duhet të ishte mbyllur në fund të muajit Janar, por trajneri Erind Cara, nuk e ka çuar emrin e tij, duke e përjashtuar kështu nga kampionati, që u zhvillua. 

Besford Dorezi: Dje shkova tek klubi Studenti, se unë zakonisht stërvitem jashtë edhe shkova për t’u interesuar se mora vesh që nuk isha i licensuar tek klubi Studenti. Aty takova drejtorin dhe më tha nuk e ke emrin këtu të licensuar. Jam aktualisht kampion kombëtar i vitit 2019, deri nesër që zhvillohet kampionati kombӕtar prandaj u drejtova tek juve.

Gazetarja: I palicensuar do te thotë që ti nuk do marrësh pjesë në kampionatin nesër apo jo?

Besford Dorezi: Jo nuk do marr pjesë, se është me ligj, nëse nuk je i licensuar nuk ke sesi merr pjesë.

Gazetarja: Cila ishte periudha që bëhen licensimet?

Besford Dorezi: Periudha që bëhen licensimet është nga data 1 Janar deri 31 Janar dhe në datë 31 mbyllen.

Gazetarja: Nuk ke shkuar të interesohesh më parë?

Besford Dorezi: Nuk kam shkuar se jam gjithë kohës jashtë me sportin, me stërvitje dhe nuk kam arritur të shkojë.

Gazetarja: Kush e ka në dorë për të licensuar?

Besford Dorezi: Trajneri!

Mirela Milori: Kush është trajneri?

Besford Dorezi: Erind Cara quhet ai. Është e turpshme unë një jetë kampion dhe mos licensohem. Licensohen ca që s’kanë bërë asnjëherë xhudo, është diçka e turpshme. Është absurde, nuk e di.

Mirela Milori: Ti si ndihesh që nuk do jesh nesër pjesë e kampionatit ?

Besford Dorezi: Ndihem shumë keq dhe kam shumë emocione, nuk e di!

Për këtë çështje gazetarja e “Stop” shkon dhe bisedon me trajnerin dhe ai thotë, se Besfordi nuk ka qenë pjesë e stërvitjes dhe kështu nuk u licensua. Sipas tij, Besfordi duhet ta merrte në telefon, edhe pse ai ka shumë vite kampion.

Gazetarja: Unë dua të di dhe më intereson përgjigja jote, se pse nuk është licensuar Besfordi?

Trajneri: Po, sepse nuk ka patur asnjë kontakt me mua, për të ardhur për t’u licensuar.

Gazetarja: S’ka patur asnjë kontakt, çfarë do të thotë?

Trajneri: Që do të thotë, të vijë, as në stërvitje tek ekipi im.

Gazetarja: Po ti e di shumë mirë, që ai stërvitet individualisht, sepse është 25 vjet sportist, apo jo?

Trajneri: Shiko, edhe unë kam 25-26.

Gazetarja: Po ti e di se çfarë karriere ka ky, se ku stërvitet ky. A nuk e pyet dot ti, a do të licensohesh, por merret vendimi kështu, për një sportist që ka 25 vite?

Trajneri: Shiko, unë kam informacionet.

Gazetarja: Me fjalë, që ti i ke marrë…

Trajneri: Që do kalonte në një ekip tjetër, që është Partizani.

Gazetarja: Ai mund të kalojë, ku të dojë.

Trajneri: Edhe unë s’kisha informacion.

Gazetarja: Po, por ti e ke pyetur, a do kalojë, apo jo?

Trajneri: Po nuk kisha as kontakt, që do kalonte nga personi në fjalë vet. Ai siç është pjesë e klubit, duhet të jetë pjesë e stërvitjes tek klubi.

Gazetarja: Të përjashtosh një sportist…

Trajneri: Nuk e kam përjashtuar…

Gazetarja: Po, se çfarë do bëjë ai tani në 2020-ën?

Trajneri: Ajo është zgjedhja e atij.

Gazetarja: Po e ke përjashtuar pra.

Trajneri: Besi s’ka bërë asnjë stërvitje në palestrën time dhe ka qenë i shkruar.

Gazetarja: Pse ka qenë i shkruar, pra?

Trajneri: Po kur u bë licensimi mendonim, se shkonim edhe ne stërviteshim tek palestra, vinte këtu, pastaj humbi.

Gazetarja: Dhe kjo shkruhet diku, që nuk duhet të licensohet në momentin, që nuk stërvitet?

Trajneri: Nuk është, nuk shkruhet, ai nuk figuron më tek unë, nuk është.

Gazetarja: Po mirë, duke qenë se ka qenë pjesë e klubit tuaj, ti nuk e ke pyetur “je larguar, apo do vazhdosh akoma këtu?”, “je licensuar diku tjetër, apo do vazhdosh akoma këtu, se të figuron emri?”

Trajneri: Për 2019-ën ka qenë në kompetencën time dhe sa herë ka pas diçka, që është dashur për ta lajmëruar Besin, e kam lajmëruar unë.

Sekretari i përgjithshëm i federatës, Labo Capo shpjegon se, Besfordi është një sportist elitar dhe kjo kategori kërkon përkujdesje të veçantë. Sipas tij, duke qenë se Besfordi është kampion duhet të kërkohet nga klubi.

Labo Capo: Në këto kushte, në bazë të ligjit të sportit, vendimit të Këshillit të Ministrave, që përcakton sportistat elitar, ky quhet sportist elitar se është kampion kombëtar. Në këto kushte sportistët elitarë dhe kampionët kanë një përkujdesje të veçantë nga federata, nga trajnerët, nga drejtuesit e shoqatave. Pra kampionët nuk mund të jenë në një nivel me ata që rrjedhin nga mbrapa sepse vlerësohet mundi, djersa e tyre. Në rastin konkret nuk është fikse që erdhe, s’erdhe, me një t֝ë prerë të thikës, s’kualifikohet, nuk licensohet. Me këtë sensibilizim që po i bëni ju, me ndërhyrjen që do bëjmë ne si federatë, me takimet që do bëjmë me trajnerin dhe shefin e klubeve, unë besoj se do ta zgjidhim dhe duhet zgjidhur me çdo kusht./tvklan.al