Këto janë momentet e arrestimit të 46-vjeçarit Astrit Deliu, gjatë operacionit antidrogë Tempulli 2.

Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, i cili përcjell edhe këto pamje, Deliu një personazh i dyshuar se prej afro 20 vitesh ishte i përfshirë në trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike. 

Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij 570 gramë kokainë, shuma parash si dhe një armë zjarri.

7 grupe kriminale u goditën në fazën e dytë të operacionit Tempulli. Në total u arrestuan 273 persona, të dyshuar si shpërndarës të drogave të ndryshme kryesisht te adoleshentët./tvklan.al