24 Mars 1999 ora 20.00. NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe.

Por këtë gëzim nuk e përjetuan gjatë banorët e Krushës së Madhe, fshat i komunës së Rahovecit.

Më 25, 26 dhe 27 Mars në këtë fshat ndodhi një nga masakrat më të mëdha të luftës ku u vranë e masakruan 243 banorë të këtij fshati, kryesisht burra.

Edhe pas 20 vjetësh për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Fahrie Hoti në këtë masakër ka humbur bashkëshortin, bashkë me 11 anëtarë të tjerë të familjes. Këto janë varret e zbrazëta, pasi 64 persona të vrarë rezultojnë të pagjetur  përfshirë edhe bashkëshortin e Fahrijes.

Në mesin e të zhdukurve është edhe veprimtari Ukshin Hoti. I lindur në këtë fshat, shtëpia e të cilit së fundmi është shndërruar në shtëpi muze.

Ai ishte zhdukur në ditën kur ishte liruar nga burgu.

Janë gjithsej 164 gra që kanë mbetur të veja në këtë fshat.

Ndonëse me dhimbje për humbjet e mëdha si nëna vetushqyese pas luftës, gratë e veja të këtij fshati me iniciativë të Fahrijes kanë nisur të merren me konservimin e produkteve bio.

Nga 5 gra sa nisën punën në vitin 2005 tash numri i tyre është rritur në 50.

Ndërsa nuk mungojnë vizita posaçërisht gjatë Marsit në këtë kompleks memorial dhe gratë e Krushës, të cilat dëshmojnë mbijetesën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

Tv Klan