Emisioni “Opinion ka mbushur 20 vite nga transmetimi për herë të parë me 31 Gusht 1997. Që prej orës 14:00 ka nisur në Televizionin Klan një transmetim maratonë i emisionit “Opinion”.

Në këtë 20-vjetor të emisionit më të suksesshëm në vend,”Opinion” kryeredaktorja Desada Metaj ka postuar një video në rrjetet sociale ku rrëfen udhëtimin e punës së saj 10 vjeçare. Por edhe stafi i emisionit ka përcjellë një mesazh për këtë 20- vjetor.

Mesazhi i Desada Metaj

“Gjysmën e udhëtimit ky emision e ka bërë së bashku me mua dhe stafin me të cilët kemi nisur punë 10 vite më parë. Ndoshta duket e çuditshme, por jemi të njëjtët, jemi shtuar në sasi, por edhe cilësi dhe mendoj se një nga çelësat e suksesit është bashkëpunim. Është kjo gjë që na mban të lidhur çdo mbrëmje gjatë transmetimi, por dhe paraditeve ku vendosim për temat,debate mes nesh  të ftuarit që do të kemi në studio.

Por ajo që na frymëzon dhe na bën të suksesshëm është pikërisht bashkëpunimi ynë. Ndaj në këtë ditë do të doja të falënderoja të gjithë bashkëpunëtorët,  gazetarët dhe stafin pas kuintave që impenjohen për të realizuar këtë emision kaq të dashur për qytetarët”.

Gazetari Dritan Laci

Përgjithësisht puna ime në “Opinion”, konsiston në temat e aktualitetin, përgjithësisht kornikën e zezë, por stafi mendon se unë mund të jap kontribut dhe në temat apo që përbëjnë çështjet e seksit.  Unë jam një gur më shumë në kalanë e “Opinionit”. I uroj “Opinionit” një jetë sa më të gjatë dhe të sukseshsëm dhe të mbajë të njëjtin standard atë të emisionit më të suksesshëm në Shqipëri.

Manjola Bregasi

Në dy vitet e mija si gazetarë në emisionin “Opinion” nuk e kam zgjidhur kurë dilemën se pse Blendi Fevziu nuk e fillon kurrë emisionin nga materiali nr 1.

Megjithatë të qenit pjesë e këtij stafi ka shumë aspekte që nuk lenë vend për dilema dhe një prej tyre është puna në grup, uroj dhe shpresoj që kjo të zgjasë përgjithmonë.

Drini Zeqo

Logoja e Tv Klan më ka bashkuar me Blendin. Logoja e madhe e Tv Klan, por logoja e Opinioni ka shënuar karrierën time dhe duhet thënë se më ka bërë mua të kënaqur, por edhe stafin që bashkëpunon me mua. Uroj që ky udhëtim të zgjasë sa më shumë. 

/tvklan.al