Nga data 11 deri më 13 Qershor me aktivitetet ndryshme do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Në këto aktivitet do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe të institucioneve të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Ekipit Zbatues për Realizimin e Agjendave Shtetërore, Fehmi Mehmeti, tha se tashmë janë dërguar ftesat dhe po pritet konfirmimi i tyre duke mos dhënë detaje të tjera

Ftesat tashmë u  janë dërguar personaliteteve ndërkombëtare dhe pritet konfirmimi i tyre.

I kontaktuar nga TV Klan zyrtari për komunikim me Media i Këshillit Organizativ Florent Rrahmani ka konfirmuar se ftesat u janë dërguar edhe personaliteteve të larta në Shqipëri përfshirë presidentin, kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin.

I pyetur nëse ftesa i është dërguare dhe ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha, Rrahmani nuk ka dashur të përgjigjet konkretisht duke thënë se janë ftuar të gjithë ata të cilët kanë qenë në pozita vendimmarrëse në atë kohë.

Ditëve të fundit janë ashpërsuar përplasjet ndërmjet ish-presidentit Berisha dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Edhe presidenti Thaçi nuk ka qenë i qartë në përgjigje ditë më parë në një debat në TV Dukagjini i pyetur nga gazetarët e TV Klan nëse do ti bëhet ftesë Berishës për këtë manifestim.

Tubimi kryesor do të zhvillohet në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Tv Klan