20-vjetori i këndit amerikan në Bibliotekën Kombëtare

Këndi amerikan në Bibliotekën Kombëtare, bën 20 vite që nga hapja e tij. Kjo hapësirë u dedikohet të gjithë të rinjve që duan të kenë informacione shtesë mbi historinë, politikën, letërsinë dhe kulturën amerikane. I dërguar me punë i SHBA-së David Wisner, i pranishëm në ceremoninë e këtij 20-vjetorit, foli për këtë bashkëpunim të gjatë në edukimin e të rinjve.

“Kanë kaluar 20 vjet që kur është krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këndi amerikan. Në këto 20 vite kemi ndarë ide të reja dhe ku të rinjtë kanë shfletuar këto libra. Janë 20 vite ku ne jemi angazhuar me disa prej teknologjive me inovative dhe më I rëndësishëm është partneriteti që kemi patur në këto dy dekada”, tha David Wisner.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u zotua t’i kthejë dinjitetin Bibliotekës Kombëtare, e cila vuan nga mungesa e hapësirave, dhe një pjesë e librave ruhen në kuti bananesh.

“Këtu kam derjtorin e ccmuar të bibliotekës kombëtare që jo më larg se dje ka qenë pjesë e kronikave të arkave të bananeve ku Biblioteka Kombëtare dhe Arkivi ynë ende ndodhet. Dhe kjo është një përgjegjësi dirkete e imja dhe zotohem para jush që mos jetë veëtm një fjalim thjesht falenderimi por të jetë një zotim, që aksioni ynë do të jetë i tillë që i kthehet dinjiteti dhe funksionaliteti”, u shpreh ministri Gonxhja.

Këndi amerikan nuk ka shërbyer vetëm si një vend ku lexohet. Aty ka edhe disa programe të dedikuara për të rinjtë që janë të pasionuar pas robotikës, apo të tjerë që duan të njihen me mundësitë për të studiuar jashtë etj.

Tv Klan