200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportën greke që prej vitit 2011

200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportën greke që prej vitit 2011

22:35 11/07/2019

Shqiptarët vijojnë të emigrojnë me ritme të larta drejt vendeve të Europës perëndimore, ku u ofrohen paga më të mira, kushte më të mira jetese dhe e ardhme më e mirë.

Por kjo duket se nuk është një dukuri vetëm për shqiptarët që jetojnë brenda vendit, por edhe për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Ekspertja e emigracionit, Eda Gemi, tha mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, tha se që prej vitit 2011 deri në vitin 2018 në Greqi kanë marrë shtetësinë 200 mijë emigrantë shqiptarë. Kjo sipas saj u krijon atyre lehtësi të mëdha nëse vendosin të zhvendosen në një tjetër vend të BE-së.

Eda Gemi, eksperte emigracioni: Kemi edhe një pjesë tjetër të emigrantëve, të brezit të parë dhe të dytë, që kanë marrë shtetësinë dhe aktualisht janë në përqendruar në Londër dhe në Bruksel. Nga viti 2011 deri në vitin 2018 janë rreth 200 mijë shqiptarë që kane marrë shtetësinë greke, gjë që i bën potencialisht mobilë, të lëvizshëm në BE. Përllogaritet që 35 mijë emigrantë të brezit të dytë në Greqi, aktualisht jetojnë në Londër dhe në Bruksel.

Blendi Fevziu: 35 mijë, pra fëmijë të emigrantëve.

Përveç kësaj, zonja Gemi tha se është edhe kategoria tjetër e emigrantëve shqiptarë në Greqi që kanë marrë leje qëndrimi 5-vjeçare që u jep mundësinë atyre të lëvizin për 5 vite dhe të punojnë në të gjitha vendet e BE-së.

Blendi Fevziu: Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë ku emigrojnë?

Eda Gemi, Eksperte Emigracioni: Në Gjermani, në Suedi, Stokholmi është ndër vendet më të kërkuara, Oslo, Norvegjia, Londra në Britani të Madhe. /tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI