Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munchen dhe destinacioni që preferon është Real Madrid. Megjithatë problem janë paratë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, klubi bavarez kërkon të paktën 200 milionë Euro për ta lënë të lirë.

Kjo ka ardhur pas ndryshimit të menaxherit të sulmuesit. Një shumë e lartë, pasi madrilenët deri më tani janë të gatshëm të ofrojnë deri 120 milionë Euro. Lewandowski është nën kontratë me Bayern Munchen deri në 2021, por duket se bashkëpunimi do të përfundojë.

Robert Lewandowski u afrua te Bayren nga Dortmund në 2014. Ai vetëm sezonin e fundit ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje në të gjithë aktivitetet, një sinjal që është ende në formë. Interesim për 29-vjeçarin ka edhe nga Manchester United, Chelsea, Paris Saint Germain dhe Juventus.

Tv Klan