Turistët me shërbëtorë të dedikuar dhe do të shijojnë pamje përrallore

Hoteli i parë në zonat e Chateau de Versailles sapo ka hapur dyert e tij, duke u dhënë turistëve mundësinë të qëndrojnë në zemër të vendeve më të lakmuara të botës. Mysafirët do të duhet të paguajnë rreth 2000 dollarë për të fjetur në hotel.

I përbërë nga 14 dhoma dhe suita, Le Grand Controle ndodhet brenda tre ndërtesave historike që datojnë që nga viti 1681 dhe që prej asaj kohe janë restauruar nga arkitekti Christophe Tollemer.

Le Grand Controle ofron pamje përrallore të pallatit, një ndërtesë kopshti e projektuar nga arkitekti francez Jules Hardouin-Mansart me pemë portokalli, limoni, palme dhe shege. Klientët do të mrekullohen nga Piece d’Eau des Suisses, liqen artificial prej 13 hektarësh i ndërtuar mes 1679 dhe 1682.

Restoranti i drejtuar nga shefi i njohur i kuzhinës Alain Ducasse, ofron një menu të frymëzuar nga Louis XIV, i cili drejtoi Francën për 72 vjet, si dhe pjata klasike franceze dhe një çaj pasditeje kushtuar një tjetër banoreje të të famshme të pallatit, Marie Antoinette.

Vizitorët do të trajtohen me një shërbëtor të dedikuar, shëtitje me varka dhe fushën e golfit, si dhe akses në zonat private të pallatit aty ku Antoinette shëtiste dhe priste miqtë e saj më të ngushtë.

Klan News