E prekur nga përhapja e krizës së eurozonës, Franca, ekonomia e dytë më e fortë në Europë, po përballet me rritje të çmimeve të produkteve këto ditë të para të 2012–ës.

Gaz de France(GDF), një prej gjigandeve energjitike të vendit, vendosi të rrisë me 4.4 përqind çmimin e gazit. Hekurudha shtetërore lajmëroi se çmimi i biletave për trenat ndërurbane dhe ato të shpejtësisë së lartë do të rritet me 3.2 përqind.

Përveç kësaj, pagesa për shërbimin e trasnportit  publik dhe tarifat për shërbimin taksin u rritën me 3.7 përqind. Rritje ka pësuar edhe Tatimin e Vlerës së Shtuar, nga 5.5 në 7 përqind, çka u ka paraprirë rritjes së tarifave në disa sektore, përfshirë prodhimet ushqimore, restorantet dhe energjinë.

Përveç TVSH –së, Franca rriti edhe çmimin e pijeve që përmbajnë karbonat natriumi, sodë, çka i ka rritur çmimet e pijeve jo-alkoolike me 35 përqind. Si pjesë e planit të masave për uljen e defiçitit buxhetor, taksa për këto pije pritet të kursejë 280 milionë euro këtë vit.

Konsumatorët dhe biznesi fajësojnë politikën se po dëmton tregun e konsumit në vend. Që prej vitit të shkuar Franca ka ndërmarrë një serë masash si pjesë e planit për të shkurtuar defiçitin buxhetor./tvklan.al