Të dhënat e reja nga satelitët tregojnë se 2020 ishte viti më i nxehtë. Shërbimi për Ndryshimet Klimatike i Kopernikut tregon se vitin e kaluar temperaturat u rriten më 1.25 gradë Celsius çdo muaj, një shifër kjo mbi mesataren.

Shkencëtarët thonë se nivelet e pashembullta të nxehtësisë në Arktik dhe Siberi ishin faktorët kryesorë në ngritjen e temperaturës së përgjithshme. 12 muajt e fundit gjithashtu panë një rekord të ri për Evropën, ku temperatura u rrit rreth 0.4C më shumë se  në vitin 2019.

Dhjetorin e  vitit 2019, Organizata Botërore Meteorologjike parashikoi që 2020 do të ishte një nga tre vitet më të ngrohta. Ky raport i ri nxjerr në pah edhe një tjetër fakt se në disa vende te botës temperatura u rrit me 6 gradë Celsius shumë më shumë nga çfarë mendohej.

Ky ngrohje e jashtëzakonshme bëri që Australia të përballej sërish me zjarre katastrofike.

Periudha 10-vjeçare nga 2011-2020 është dekada më e ngrohtë. Fenomeni natyror La Niña mund të ftohë pak temperaturat në 2021 dhe nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë ka të ngjarë të qëndrojnë të larta, duke kontribuar në ngrohjen e vazhdueshme globale.

Të dhënat e reja nga Met Office në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë që përqendrimet mesatare të CO2 do të arrijnë nivele 50% më të larta sesa ato para revolucionit industrial.

Pavarësisht nga pandemia Covid-19, shkencëtarët shprehen se kjo rritje po shkaktohet nga emetimet si pasojë e përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe nga shpyllëzimet.

Tv Klan