INSTAT: Për tremujorin e tretë krahasuar me 2019 është 25.7 % më shumë

INSTAT ka publikuar të dhënat demografike për tre mujorin e tretë të këtij vitit. Dhe rezulton se të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënohet rritje e numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Sipas INSTAT, numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2020 rezulton 6.294, duke shënuar një rritje prej 25,7%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më.

Gjatë kësaj periudhe, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 138 vdekje, ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.706 vdekje. Ndërsa numri i lindjeve për tremujorin e tretë është 7.386 duke pësuar një rënie me 4.6% në krahasim me 2019.

Në nisje të këtij raporti ka një nënshkrim se të dhënat mund të mos reflektojnë realitetin pasi për shkak të pandemisë, Covid-19, zyrat e gjendjeve civile në të gjithë Shqipërinë, për numrin e lindjeve dhe vdekjeve mund të mos jenë reflektuar në regjistrat përkatës. Ndaj këto shifra mund të rishikohen.

Numri i viktimave nga Covid me 8 viktimat e 24 orëve të fundit të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, shkon në 598. Të infektuarit ditor janë ulur në 410 raste. Ndërsa të shtruar në spitale janë 373 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Tv Klan