Të brendshme të kuqe, të zeza dhe dantellë

E kuqja, sipas traditës kineze sjell fat, shëndet dhe begati. Por përtej supersticionit, të brendshmet e kuqe janë romantike dhe super ndjellëse natën e ndërrimit të viteve.

Është ngjyra e gjakut, e dashurisë, energjisë pozitive dhe e pasionit. Është e duhura për ti dhënë lamtumiren vitit të vjetër, dhe perfekte për të nisur në mënyrën me të mirë të riun.

Megjithatë nuk është trendi i vetëm. E zeza është po aq seksi dhe jo vetëm për festa, por për të gjithë vitin. Dhe nëse do ta kombinonit me dantellë, do të ishte maksimumi.

Gjithsesi shijet mbeten personale. Vetëm mos harroni, të brendshmet që të sjellin fat duhet të jenë të reja, jo të vitit të kaluar.

Tv Klan