Përzgjidhet nga Netflix si aktori kryesor në filmin “Spiderhead”

Për aktorin e famshëm Chris Hemsworth viti 2020 ka nisur me mjaft projekte të reja kinematografike. Shumë shpejt platforma e njohur Netflix do të transmetojë filmin me titull Spiderhead, ku Chris do të ketë rolin kryesor.

Hemsëorth do të luajë përkrah aktorëve të njohur Miles Teller dhe Jurnee Smollett. Me regji nga Joseph Kosinski, Spiderhead është një histori e shkruajtur nga shkrimtari, George Saunders.

E gjithë historia fokusohet në fatin e dy të burgosurve, të cilët bëhen pacientë duke iu nënshtruar një lloj droge misterioze e cila i ndryshon emocionet dhe që i detyron ata të përballen me të kaluarën e tyre.

Skenari i filmit është shkruar nga skenaristët e filmave “Zombieland” dhe “Deadpool”, Rhett Reese dhe Paul Wernick.

Spiederhead do të filloj xhirimet menjëherë kur regjizori Kosinski të përfundojë filmin e ardhshëm “Top Gun: Maverick”, me protagonist aktorin Tom Cruise.

Ende nuk ka datë të caktuar se kur mund të dalë filmi dhe gjithçka do të varet nga situata e Covid-19. Kjo nuk është hera e parë që Chris Hemsworth bashkëpunon me platformën e njohur Netflix .

Në Prill të këtij viti, 37-vjeçari mori pjesë në filmin “Extraction”, i cili ishte i mbushur me skena aksion dhe u mirëprit shumë mirë nga publiku mbarë botëror.

Chris në 2011 interpretoi superheroin Thor në filmin fantastiko-shkencor Avengers, një film që e ngriti shumë lart karrierën e tij.

Klan Plus