Sinoptikanët: Reshje dhe ulje të temperaturave nga 5 Janari

Mbyllja e këtij viti dhe fillimi i Janarit të 2022 do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Sipas parashikimeve të motit, temperaturat e ajrit do të jenë disa gradë mbi vlerat tipike të dimrit.

Qytetarët do të mund të shijojnë pushimet pasi ditët e para të Janarit do të jenë të ngrohta. Ndërsa pas mesit të javës së ardhshme moti pritet të përkeqësohet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Klan News