Europa është kontinenti që po nxehet me ritmet më të shpejta se pjesët e tjera të globit. Viti i kaluar sipas agjencisë europiane për ndryshimet klimatike Kopernikus u regjistrua si viti më i nxehtë në atë pjesë të historisë që njihet në lidhje me klimën.
Vitin e kaluar banorët e kontinentit përjetuan ditë me temperatura përvëluese që krijonin ndjesinë sikur të ishin 46 gradë Celcius për një kohëzgjatje rekord prej gati një muaji. Ndërsa gjatë netëve, temperaturat nuk binin nën 20 gradë Celcius.
Nga temperaturat e larta u prek 50% e Europës. 2024 ishte kulmi i një periudhe me temperatura që shënojnë rekorde dhe që vazhdojnë prej 12 vitesh.
I nxehti rekord gjatë verës ka bërë që në kontinent të shtohen edhe ditët me reshje të dendura përgjatë pjesës tjetër të vitit.
Katastrofat e shkaktuara nga stuhitë e shiut dhe përmbytjet i morën jetën 335 personave gjatë 2024-ës dhe prekën rreth 410 mijë banorë. Më e rënda konsiderohet ajo e tetorit në Valencia të Spanjës, ku humbën jetën 232 persona.
Në 12 vite, numri i lumenjëve të dalë nga shtrati gjatë përmbytjeve është rritur me 30%.
Tv Klan