2025-a do të jetë viti i Maks Velos, pasi përkon më 90-vjetorin e lindjes së tij dhe me 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Figura e artistit e arkitetit, piktorit Maks Velo, do të shpaloset përgjatë 365 ditëve në disa dimensione, ashtu siç ishte kontributi i tij.

Për të rrëfyer trashëgiminë, njeriun që nuk bëri kompromis për lirinë, shijet estetike dhe artistike, për unin e tij, janë angazhuar Biblioteka Kombëtare, Qëndra e Librit, Autoriteti i Dosjeve, dhe Shtëpia Muze e Gjetheve.

Jo vetëm kaq, por do ripropozohet që një prej hapësirave ku Maks Velo ka kaluar jetën e tij të shndërrohet në muze.

Maks Velo lindi në Paris, fëmijërinë e kaloi në Korçë kishte një aktivitet dhe kontribut të pasur si arkitekt. Më 1978 u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të cilën e vuajti në Spaç. U nda nga jeta në moshën 84-vjeçare në 2020 në Tiranë, për tu kujtuar gjithmonë si njeri i lirë, dhe i pakompromis.

Tv Klan