205 raste të reja me Covid në Kosovë


205 raste të reja me Covid në Kosovë

17:15 12/08/2020

Në 24 orët e fundit 11 qytetarë humbën jetën

Pëson sërish rritje numri i infektimeve të reja në Kosovë. Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës raportoi për 205 raste të reja nga 521 testime të kryera.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan edhe për 11 jetë të tjera të humbura, duke e çuar 365 numrin total të viktimave.

Ndërkohë që 163 persona janë shëruar nga Covid, ndërsa mbeten ende aktivë 4,019 qytetarë.

Tv Klan




Të ngjashme