Paraditja nesër do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat malore.

Moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë pjesës së dytë të ditës duke bërë që kthjellimet të jenë prezent, por herë pas here do të ketë vranësira dhe shira të izoluar ku më të theksuara do të jenë në juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në vlerat minimale po ashtu edhe në vlerat maksimale.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi do të jetë i ulët. /tvklan.al