Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

“Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”./tvklan.al