Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp u pyet edhe për kallëzimin e qeverisë në SPAK për protestën e 21 Janarit. Pyetjes se nëse do të paraqitet në prokurori nëse thirret, Berisha kërkoi që gazetarët të merren me çështjen e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe “jo me budallallëqet e Ulsiut”. Berisha tha se përgjegjësi dhe organizatori kryesor për 21 Janarin është Edi Rama.

Sali Berisha: A ka mundësi të qëndrojmë në çështjen më kryesore dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulsit. Ai ka si detyrë të sillet si badigard i Edi Ramës. Nuk ia vlen të komentojmë atë ne.

Pyetje: I druheni një arrestimi nga SPAK?

Sali Berisha: Ai komenton veten. E theksova dhe theksoj, njeriu direkt përgjegjës për atë çka ndodhi, organizator kryesor është një dhe vetëm një, Edi Rama. Ta ketë të qartë që kurrë nuk do t’i ndahet kjo akuzë. Unë jam njeri pa imunitet siç e dini./tvklan.al