Pas pak ditësh, Hëna do të jetë e përgjakur dhe do të duket shumë më e madhe nga zakonisht, për shkak të një ngjarje astrologjike relativisht të rrallë.

Për gjysmën e planetit ky është një shans i mirë për të parë dy spektakle të bëra bashkë, në atë që njihet si eklipsi i Super Hënës së Përgjakur. Për ata që ndodhen në Amerikë, spektakli nis më 20 Janar. Për Europën dhe Afrikën shënoni në kalendar datën 21 Janar.

Ngjyrat e Hënës së Përgjakur shkaktohen nga shpërndarja dhe refraktimi i dritës së diellit në atmosferën tonë, teksa Hëna kalon përmes hijes së Tokës gjatë një eklipsi të plotë hënor.

Eklipset hënor janë mjaft të bukur për t’u parë, por nuk janë të pazakontë, pasi përgjatë një viti ndodhi 2 deri në 5 të tillë. Por ky i këtij muaji nuk është i zakonshëm, pasi këtë herë Hëna do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.

/tvklan.al