Rama kritikoi punën e drejtësisë për zbardhjen e vrasjes së 4 protestuesve
Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ecurinë e hetimeve për vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011, Prokuroria e Tiranës ka dhënë sqarime për mediat. Në një deklaratë, institucioni i akuzës sqaron se është duke kryer veprimet hetimore dhe me ndihmën e institucioneve të huaja, siç është ekspertiza që po bëhet në Itali për predhën që i mori jetën Aleks Nikës.
“Është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet. Bëjmë me dije se gjatë hetimeve që do të kryhen do të mbahen parasysh edhe aktet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë lidhje me këtë procedim penal.”
Në nëntor të vitit që sapo u mbyll Gjykata e Strasburgut e cilësoi vrasjen e 4 protestuesve vrasje shtetërore. Ndërsa kryeministri Rama tha se pret që Gjykata e Lartë të vendosë më 27 Shkurt që çështja t’i kalojë SPAK-ut.
Klan News