156 raste aktive në të gjithë vendin

21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Rastet pozitive u zbuluan pas 2451 testimesh.

Rastet aktive në të gjithë vendin janë 156, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 2.

Tv Klan