Humb jetën 62-vjeçari, por shkak nuk ishte virusi

Koronavirusi ka regjistruar sërish rritje të rasteve dhe zgjerim të hartës së zonave ku ka të infektuar. Mes rasteve pozitive, 6 janë personel shëndetësor.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime, nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid-19. Janë testuar 45 personel shëndetësor, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste”.

Në spitalin Covid në kryeqytet nuk ka patur shtrime të reja në 24 orë.

“Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Mbrëmjen e së hënës, një 62-vjeçar ka ndërruar jetë në Shërbimin Infektiv, i prekur nga Covid, por mjekët thonë se nuk ishte virusi shkaktari i vdekjes.

“62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i Covid-19 dhe vuante nga ciroza hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është Covid-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit”.

Që prej fillimit të epidemisë janë konfirmuar pozitive me Covid-19, 1164 raste, 240 prej të cilëve janë ende aktiv në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Tv Klan