Disa qëndruan hapur natën e Vitit të Ri

Festat e fundvitit u paraprinë nga 2 paralajmërime të rëndësishme nisur nga rrethanat e pandemisë. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndalimin e grumbullimeve, festave dhe rriti orën policore. Policia e Shtetit njoftoi masa shtesë dhe ndëshkime për këdo që thyen masat anti-Covid.

Megjithatë për 21 subjekte në të gjithë vendin, këto paralajmërime nuk ishin të mjaftueshme për të ndalur organizimet kolektive gjatë periudhës së fundvitit. Thyerja e protokollit të sigurisë dhe orarit të lëvizjes solli ndëshkimin e tyre me 1.000.000 lekë.

3 prej subjekteve u gjobiten në natën ndërrimit të viteve. Thyerja e masave antiCovid solli po ashtu ndëshkimin e 106 qytetarëve gjatë periudhës 24 Dhjetor-5 Janar për shkak se u konstatuan të lëviznin gjatë orës së karantinës pa një arsye emergjente.

Ata u gjobitën me 10 000 lekë secili. Nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas u njoftua po ashtu se 6 shtetas morën 700 000 lekë gjobë për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm 14 ditor që duhet të kryejnë shtetasit që vijnë nga Britania e Madhe.

Tv Klan