819 raste të reja, 21 jetë të humbura

Përhapja e Covid-19 në Shqipëri vazhdon të jetë në shifra të larta aq sa po kthehet tashmë në çështje statistike. Në 24 orët e fundit raportohet 819 raste të reja me koronavirus dhe variantet e tij si dhe një bilanc me 21 jetë të humbura.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të kryejnë testime dhe vaksinime masive. Afro 3400 testime, më shumë se 300 vaksinime, por ende numri i personave që infektohen çdo ditë është i lartë.

Kryeqyteti vazhdon të ketë përqëndrimin më të madh të qytetarëve ku cdo ditë rezultojnë pozitivë. Në 24 orët e fundit raportohet 300 raste në tiranë 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë raporton për 838 të shëruar për një numër total prej 75,190 që nga fillimi i epidemisë.

Situatë e rëndë në të gjitha spitalet e dedikuar qytetarëve të prekur nga Covid-19. Në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 janë të intubuar.

Vazhdon të jetë i lartë bilanci i jetëve të humbura në 24 orët e fundit me 21 qytetarë të moshave 35-84 vjeç. 7 nga Tirana, 3 nga Durrësi, 3 nga Lushnja, 2 Elbasani, nga 1 Vlora, Fieri, Kurbini, Librazhdi, Saranda dhe Kavaja.

Tv Klan