Bie në 606 numri i të shtruarve në spitale 

21 persona nuk ja dolën të fitojnë betejën me koronavirusin këtë të mërkurë, duke shënuar për herë të tretë shifrën më të lartë të jetëve të humbura në një ditë në vendin tonë që nga shfaqja e pandemisë.

Viktimat ishin ndërmjet moshes 42 dhe 94 vjeç.

Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tirana, Elbasani, Berati, Kuçova, Kavaja, Fieri, Kukësi, Lushnja, Durrësi, Puka, Librazhdi, Kolonja e Kurbini.

Këtë të mërkurë janë identifikuar 41 raste më pak të të infekturave të rinj krahasuar me 24 orët e shkuara, ndërsa është ulur edhe numri i testimeve.

Mes 3149 të dyshuarve vetëm 851 kanë rezultuar te prekur me Covid-19.

40% e rasteve të reja me Covid janë në Tiranë. Më pak raste janë identifikuar në Pogradec, Elbasan, Kavajë Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier e Berat.

Në rënie kanë ardhur edhe rastet e shtruara në 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe 3 spitalet rajonale, ku janë të shtruar 606 pacientë prej të cilëve 42 në terapi intensive dhe 10 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, ndërsa janë vaksinuar 766 mjekë, infermierë dhe të moshuar mbi 90 vjeç.

Tv Klan