Të paktën 27 persona u raportuan të vdekur në disa shtete pas motit të keq që mbërtheu nga Heartland deri në Bregun Lindor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhjetëra persona mendohet se janë lënduar nga stuhitë dhe tornado që nga e premtja deri ditën e sotme.
Të paktën 26 tornado u raportuan në Kentucky, Indiana, Mizuri, Illinois dhe Neë Jersey.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, teksa rreth 500 mijë banorë kanë mbetur pa furnizimin e energjisë elektrike.
Tv Klan