“Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një vajze 21-vjeçare nga Tropoja, e cila prej 3 vitesh është larguar nga Shqipëria dhe aktualisht banon në Gjermani. Në një lidhje në Skype, Laugerta Qelia rrëfeu fëmijërinë e vështirë dhe problemet me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj pas ndarjes nga jeta të babait.

Kur ishte 2 vjeç, sipas saj babain e vrasin dhe Laugerta mbetet vetëm me nënën, 2 vëllezërit dhe motrën e saj. Shkuan të jetojnë në familjen e gjyshërve nga ana e mamit, por aty u përballën me dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e tezeve dhe dajës.

Mirela Milori: Ku jeton aktualisht?

Laugerta Qelia: Unë jetoj në Mynih të Gjermanisë.

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Laugerta Qelia: 21 vjeç!

Mirela Milori: Kur je larguar nga Shqipëria?

Laugerta Qelia: Para 3 vitesh!

Mirela Milori: Si ka qenë fëmijëria jote?

Laugerta Qelia: Ka qenë një fëmijëri e vështirë, me dhunë fizike, psikologjike, ishim 11 persona në një familje.

Mirela Milori: Nga cilët anëtarë përbëhej familja juaj?

Laugerta Qelia: Nga 2 vëllezërit e mi, motra ime, mami im, daja me gjithë nusen, gjyshi, gjyshja, 2 tezet dhe vajza e vogël.

Mirela Milori: Kush ushtronte dhunë?

Laugerta Qelia: Dhunë ushtronte tezet e mia dhe daja im, ushtronin dhunë fizike ndaj nesh.

Mirela Milori: Babai juaj ndahet nga jeta, si vazhdon më pas jeta në familjen tuaj?

Laugerta Qelia: Babain tim e vrasin realisht dhe aty nisi luftë me jetën mund të themi, se në moshën 2-3 vjeçare m’u dush të ishim në një familje të madhe dhe ndonjëherë mbeteshim pa ngrënë bukë, ishim 4 fëmijë jetim.

Mirela Milori: Mami punonte?

Laugerta Qelia: Mami nuk punonte se ishte gjithmonë psikologjikisht e sëmurë./tvklan.al