Thuajse një orë zgjati arsyetimi i gjykatëses Dobrilla Kacarska, në sallën e stërmbushur gjyqësore, para se të shqiptohej dënimi nga 7 deri në 18 vite burg për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 Prill të vitit 2017. E enjtja e zezë nuk duhej të ndodhte, kurse është shkaktuar frikë tek popullata, ka vënë në pikëpyetje sigurinë dhe imazhin e vendit – ka thënë Kacarska. Si prova kryesore, sipas saj, përveç dëshmive të individëve, janë marrë edhe xhirimet nga kamerat e sigurisë.

Dobrila Kacarska – gjykatëse:

Këto xhirime do të mbesin në memorien tonë. Nga xhirimet pamë një sjellje të turpshme të zyrtarëve policor, ata nuk ndërmorën asgjë, shëtisnin nëpër Kuvend.

Kacarska ka përshkruar secilin prej të akuzuarve dhe çfarë roli ka pasur para dhe gjatë hyrjes së dhunshme në Kuvend, duke u ndaluar, veçanërisht në rolin e Mitko Çavkovit, njeriut me “komandën e artë” për shpërndarjen e policisë, që ka munguar në parlament gjatë trazirave, i cili, siç tha gjykatësja Kacarska ka injoruar mesazhet e Ministrit të atëhershëm të Brendshëm Agim Nuhiut. Kur më në fund i është përgjigjur ministrit, ka shkruar se në Kuvend po ndodh populli.

Dënimet: Mitko Cavkov 18 vite, Mitko Peshev 15, Dushko Llazarov 15, Munir Pepiq 15 vite burg”

Në dhunën në Kuvend ishin sulmuar deputetë të opozitës së atëhershme, Kryeministri aktual Zoran Zaev, disa ministra, kurse me lëndime më të rënda kaloi lideri i ASH-së Ziadin Sela.

Sipas gjykatëses, një pjesë e të akuzuarve, mes tyre janë marrë vesh për vrasje në ndërtesën parlamentare.

Tv Klan