18 shoferë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë gjatë 1 jave në Tiranë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur plot 2184 gjobë gjatë javës së kaluar.

Konkretisht, janë ndëshkuar me gjobë 584 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 

497 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 

515 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

Janë vendosur 604 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.  

Janë vendosur 8 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.

Janë vendosur 12 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

Janë bllokuar 12 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.   /tvklan.al