Pallati kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë

Më 4 mars të 2020-ës emisioni “Stop” transmetoi rastin e pallatit 22-katësh, të ndërtuesit Enver Shala, që kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 Nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë.

Instituti i Ndërtimit në atë kohë solli një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm e iu vu shiriti.

Rreth 3 muaj më pas, banorët treguan se asgjë nuk kishte ndryshuar, madje dhe akt-konstatimi i parë nuk ishte hedhur në sistem. Pas ndërhyrjes së “Stop”, pallati 22-katësh nga i banueshëm, u shpall i pabanueshëm dhe më në fund këta banorë përfitojnë bonus qiraje.

Banori i pallatit 22-katësh: Sapo doli në emisionin “Stop”, brenda 24 orëve, shteti mori masat, e nxori DS4, të pabanueshëm dhe të gjithë banorët do të përfitojnë bonusin e qirasë. Faleminderit emisionit “Stop”./tvklan.al