22 persona janë infektuar me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, nga 4078 testime që janë kryer. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 4 raste janë në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë. 

Ndërkohë, në vendin tonë është konfirmuar sot zyrtarisht edhe prania e variantit Delta të Covid-19, e për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për t’u vaksinuar ata persona që ende nuk e kanë kryer këtë proces. /tvklan.al