Në Greqi ka shkuar në 22 numri i viktimave që kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së koronavirusit.

Viktima e fundit është një 42-vjeçar gjerman që punon si profesor në ishullin e Kretës.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore greke, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 78 raste të reja, duke e çuar numrin e personave të infektuar në 821. Shumica e personave të prekur janë meshkuj, thonë autoritetet greke. 53 pacientë të infektuar janë të intubuar në spital.

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit COVID-19, edhe në Greqi kanë hyrë në fuqi masat që kufizojnë lëvizjet e qytetarëve. /tvklan.al