Ministria e Mbrojtjes: Vetëm dy jane aktive

Çdo ditë në Shqipëri regjistrohen dhjetra vatra zjarri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve janë raportuar 22 vatra zjarri,  nga te cilat janë shuar 20 vatra zjarri.

 Aktualisht janë vetëm dy vatra zjarri në Fshatin Pecë, bashkia Finiq dhe Fshatin Postribë, bashkia Shkodër.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, 44 mjete zjarrfikëse ,  1 helikopter Cougar si dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar për izolimin e zjarrit mbi fshatin Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Tv Klan