Humben jetën 4 fëmije, disa të plagosur dhe më shumë se 700 shtëpi të shkatërruara

Të paktën 22 persona dhe disa të plagosur raportohen të jenë vrarë deri më tani pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Afganistanin perëndimor.

Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike e SHBA , tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 kanë prekur provincën veriperëndimore të Badghis, duke dëmtuar më shumë se 700 shtëpi. Një zëdhënës i tha AFP se katër fëmijë ishin në mesin e atyre që u gjetën të vdekur në rrënoja.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet për shkak se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në terren duke kërkuar nën rrënoja.

Klan News