22 persona janë vrarë pas një sulmi ajror nga Rusia në qytetin e Sumy-t. Mes viktimave janë edhe 3 fëmijë.

Guvernatori i Sumy-t tha se Rusia ka bombarduar zona banimi duke e përshkruar incidentin “si vrasje masive”.

9 persona u vranë në shtëpi. 6 shtëpi të tjera u dëmtuan plotësisht ndërsa 20 u dëmtuan pjesërisht.

Ndërkohë rreth 5 mijë persona kanë mundur që të largohen nga Sumy pasi Rusia pranoi që të ndalonte bombardimet dhe të linte një korridor humanitar të hapur./tvklan.al