22 vite burg për atentatorin e Florenc Çapjas

22 vite burg për atentatorin e Florenc Çapjas

15:35 18/09/2019

Shkëlzen Hasanpapaj la të plagosur tre persona

Njëzet e dy (22) vite burg ka kërkuar Prokuroria e Elbasanit për Shkëlzen Hasanpapajn, i cili akuzohet si autor i atentatit ndaj Florenc Çapjas e Bledar Muçës ndodhur në vitin 2016 në këtë qytet.

Ai dyshohet se sulmoi me armë automatike këta persona, të cilët mbetën të plagosur. Nga plumbat u lëndua dhe një ish-efektive policie. Hasanpapaj u arrestua në Holandë dhe më pas u ekstradua në vendin tonë.

Mbi të rëndojnë akuzat “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT