Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë u ndalua nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Sipas Policisë këtë të shtunë është bërë ndalimi i Viron Tavanxhiu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Milano/ Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ”Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake””, njofton Policia.

40-vjeçarit i kanë mbetur pa kryer dhe 22 vite burg, gjithashtu Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.06.2017, e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”./tvklan.al