22 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Meta: Mirënjohje për këtë kontribut të jashtëzakonshëm



22 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Meta: Mirënjohje për këtë kontribut të jashtëzakonshëm

14:49 24/03/2021

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe e quan këtë një ditë të shënuar për çdo shqiptar.

Meta në një postim në mediat sociale shprehet se  kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

“Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë“, shkruan Meta./tvklan.al







Të ngjashme