22 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s në Serbi, Rama kujton fjalimin historik të Clinton



22 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s në Serbi, Rama kujton fjalimin historik të Clinton

08:20 24/03/2021

Në 22-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Kryeministri Edi Rama rikujton fjalimin historik të ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton, që i hapi rrugë nisjes së ofensivës kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Në një postim në mediat sociale, teska ka publikuar fjalimin e ish-Presidentit Bill Clinton, shkruan se ky fjalim është një adresim historik për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojte të Kosovës së martirizuar.

Po ashtu sipas Ramës data 24 Mars është një ditë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane“, shkruan Rama.

Video e publikuar nga Rama është deklarata e Bill Clinton për Kosovën, ku dënohet krimet e bëra nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviç. Pas kësaj deklarate të Clinton në 24 Mars 1999 NATO nisi bombardimet mbi Serbi./tvklan.al







Të ngjashme