Një 22-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Renato Lipe, person me precedent penal, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje. Policia thotë se në banesë iu gjet një pistoletë dhe një krëhër me 3 fishekë.

Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al